Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka spikatur disa zhvillime që kanë ndikuar dhe po ndikojnë në përparimin e FSK-së. Duke folur për largimin e disa kuadrove ai tha se ato mund të jenë për shkak të mundësive të reja, që janë krijuar jashtë institucionit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, për shkak të zhvillimit ekonomik edhe hapjes se vendeve të punës dhe për shkak të profesioneve të tjera atraktive, që mund të jenë për pjesëtarët e FSK-së. Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, tha se nuk kemi pasur ndonjë indikacion për largime nga FSK-ja këto ditë për shkak të liberalizimit të vizave. Vlerësoj së pjesëtarët e FSK-së e dinë pse janë pjesë FSK-së, ata janë të vetëdijshëm për rolin e tyre për mbrojtjen e dhe sigurinë e vendit. Normalisht që kjo është çështje individuale se si merret vendim për çështje e zhvillimit të karrierës se tyre dhe personalitetit të caktuar. Ai ka konfirmuar se ka pasur dorëheqje nga FSK-ja, por ato nuk janë shqetësuese, pasi ka shumë kërkesa dhe entuziazëm nga të rinjtë e Kosovës për t’iu bashkuar FSK-së ka saktësuar, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …