Një ndër pyetjet e sotme që më shumë vend ze në faqet e shtypit ne radio e televizion, pra në të gjithë “pushtetin e katërt “ që është mas-media, pra nga të gjitha anët e gazetave dhe mikrofonëve televizive nuk rend së pushuari pyetja tronditëse për njerëzimin se jemi thuajse në prag luftën e tretë botërore. Nëse do e analizonim problemin se cilat janë ato kushte e shkaqe që shpërthejnë luftën do të mbërrinim në përfundimin se me lindjen e imperializmit i cili është dhe faza me e lartë e kapitalizmit krijohen dhe kushtet e luftërave ndër imperialiste.
Praktika e historisë tregoi se si Lufta e parë ashtu dhe ajo e dytë, ishin luftëra imperialiste të cilat nuk i shpërthyen popujt, por vet imperializmi i cili duke qenë në fazën me te lartë të zhvillimit, kërkon tregje te reja për eksportimin e kapitalit teksa popujt vetëm se u përleshën, u vranë u gjakosën e u sakatosën pikërisht për keto interesa te vet imperialisteve. Në dy luftërat e para u përdor me efikasitet çështja nacionale duke u grumbulluar dhe polarizuar këto fuqi së bashku me popujt e tyre kundër fuqive të tjera dhe këto së bashku me popujt e tyre.
Lufta e parë nuk solli asgjë të re veçse dominimin e një koalicion fuqie kundër tjetrës, teksa e dyta nisi vërtetë si një luftë imperialiste por ajo përfundoi si një luftë çlirimtare nga ku shume vende e kthyen luftën, ne një revolucion mbare popullor duke zhdukur shtypjen dhe shfrytëzimin kapitalist dhe imperialist. Ky ishte një mësim i madh historik sepse Revolucioni popullor nga Rusia e Leninit te vitit 1917 kaloi neper shumë vende te Evropës. Vende si Cekia Sllovakia Bullgaria Hungaria Shqiperia Kina nje pjese e Koresë ish federata jugosllave Rumania dhe vende te tjera te ish B.Sovjetik Kuba,provuan lirinë pavarësinë dhe zhduken shtypjen e njeriut nga njeriu. Pavarësisht se kjo kauzë u tradhtua nga kastat drejtuese duke filluar që nga Hrushovi, Titua dhe liderat e tjerë, realiteti tregoi se revolucioni socialist eshte i mundshem.( Sot të gjitha këto vende e kane tradhetuar revolucionin proletar) Për ta lidhur mendimin duhet të themi se kjo mass media flet vetëm per “gogolin e luftes së tretë” dhe kurrë nuk flet se një luftë e tretë jo vetëm që mund të parandalohet por nëse ajo shpërthen flaket e saj do te përvëlojnë tërësisht imperializmin botëror dhe kjo luftë do të kthehet në nje revolucion të madh me përmasa ndërkombëtare dhe në fund të fundit botës kushtet për të shkuar drejt rrugës së revolucionit popullor, pra këto kushte ja përgatit vet imperializmi i cili në fazën e polarizimit, ka grumbulluar rreth qendrës se vet shumë vendeve e shtete.
Vërejmë se Evropa e Bashkuar ka marrë përsipër bashkimin e vendeve Evropiane, madje pak ditë më parë vet ministri italian i jashtëm Tajani ka kërkuar…” që vet Evropa te ketë ushtrinë e saj”, që të mbroje( nënkupto dhe sulmoje në rast nevoje) veten dhe të tjerët duke dashur t’ja heq kujdestarinë Amerikës. Po Amerika e cila qysh nga viti 1946 mori përsipër rolin e xhandarit ndërkombëtar do ja lejonte vetes këtë gjë, që Evropa ta sfidoje? Kurrë se si jo ! Vet Evropa është një konglomerat vendesh nacionesh e gjuhesh dhe me njezhvillim jo te barabarte midis tyre, prandaj një bashkim i tille është ose i pamundur…ose dhe po u bë ka qëllim reaksionar. Anglia nuk pranoi rolin e vet dytësor apo anësor në Evrope dhe doli duke dash të matet dhe ta tregoje veten se ajo ka qenë e ngelet një perandori e madhe që nuk ndikohet aspak nga Evropa. Gjithashtu dhe Franca nuk mundet dot ta durojë rolin primar te Gjermanisë madje as dhe të Amerikës, ndaj në këto kushte ajo po e duron me shpirt ndër dhëmbë. Nga ana tjetër Evropa dridhet kur kujton se mbi shpinë ka Rusinë cariste e cila dhe kjo kërkon që të grumbullojë rreth vetes popujt “pansllave” dhe ty shtyje kufijtë e saj drejt perëndimit. Kina nga ana e saj është bërë de fakto një superfuqi e madhe me shtrirje jo vetëm sipërfaqësore por dhe me orekse te mëdha nga ku ka shtrire tentakulet e saj ne Afrike ne disa vende te botes arabe, ne Azinë e largët e etj, pa folur këtu për Indinë Kanadanë Australinë dhe disa vende të tjera si Japonia apo Brazili të cilat dhe këto kërkojnë me çdo mund e sakrificë të aspirojnë në marrëdhëniet n/kombëtare si fuqi të mëdha. Po kush jua u jep forcën këtyre vendeve? Përgjigja është e thjeshtë: Të forta ato i bën ekonomia.
Por rritja e potencës ekonomike te këtyre vendeve kërkon nga ana tjetër dhe gjetjen dhe zotërimin e tregjeve dhe nëse këto tregje janë të zëna si i bëhet? Atëhere kërkohet të ndëryhet nën maskën e e “miqësive tradicionale”, apo “ndihmës vëllazërore” e “pa interes” për zhvillimin e begatë të vendit etj..etj. Kjo është njera anë e problemit, po kur popujt apo dhe ato qeveri me karakter nacional që u rezistojnë dhe e kundërshtojnë si i bëhet ?! Athere pushon demokracia dhe fjalet e bukura” te ndihmes vllazerore” dhe fillojnë të gjëmojnë topat duke nxjerre ne plan të parë çështjet nacionale, sikurse është rasti i Rusisë me Ukrainën. Evropës i vjen për shtat kjo gjë sepse zgjeron kufijtë e saj drejt lindjes,por ama nuk i vjen mire Rusise, apo rasti i Kinës me Taivanin e cila e kërcënon me ndërhyrje të armatosur nën preteksin se është tokë kineze, për analogji dhe kërcënimet e Izraelit i cili i bën botes arabe. Pra luftëra lokale , apo përgatitje për luftë kemi gjithë andej të cilat mund të shërbejnë dhe si moment për një luftë te tretë botërore. Lufta e tretë nëse ndodh do të marrë përmasa të gjera por dhe flakët e saj do të jenë të shpejta duke futur në vorbullën e vet dhjetëra e dhjetëra shtete, sepse dhe vet ekonomia tashmë ka marrë karakter global, që do të thotë se një krizë psh e prodhimit të makinerive do përfshinte shumë korporata te dhe linja të tjera që shërbejnë si komponent përbërës te këtyre makinerive të cilat ndodhen në vende të ndryshme te rruzullit.
Kjo krize e madhe do përfshinte dhe do merrte karakter kontinental duke ulur shume nivelin e jetesës së masave, duke hedhur punëtoret në rrugë drejt papunësisë, duke u paralizuar puna e prodhimi etj..etj. Ja pra, këtë gjendje këtu e deri në këtë pikë të një krize totale e sjell vet imperializmi, i cili është po ky vet, ai që i revolton masat dhe se zemërimi i akumuluar i gjithë proletareve te botes, do të bënte që jo vetëm të parandalohej një katastrofë e tretë botërore, por dhe nëse do ndodhte atëherë vet uragani popull i gjithë kontinenteve do te zhdukte një here e përgjithmonë Imperializmin. Ja pse vet imperializmi është ai që pa dashjen e vet përgatit kushtet e ceremonisë mortore për veten e vet dhe në këtë kohë ndodh ajo që pritet që proletaret janë varr – rrëmihësit e borgjezisë. Këtë gjë imperializmi e di mirë ndaj dhe i ruhet flakëve të një lufte me karakter global sepse kjo do shënonte për herë të parë në historinë botërore fillimin e një epoke te re pa shtypje të njeriut nga vet njeriu. Ajo kohë do të vijë në mënyrë të domosdoshme veçse “…Lum kush do të rrojë ta përjetoje” !