Kryetari i Komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati, bashkë me drejtoreshën për Arsim dhe Edukim, znj. Arbëreshë Krasniqi, kanë pritur në takim, znj. Ganimete Zogaj, profesoreshë universitare, që së fundmi ka fituar edhe titullin “Doktor i shkencave shoqërore nga fusha e sociologjisë kulturore”. Kryetari Kastrati, mes diskutimeve të shumta gjatë këtij takimi me znj. Ganimete Zogaj, e lindur në fshatin Bellanicë, theksoi se Komuna e Malishevës e mirëpret secilën arritje shkencore të vajzave e djemve tanë, në fusha të ndryshme e në interes të zhvillimit të përgjithshëm shoqëror. Qeverisja jonë komunale do të jetë përherë krah të gjithë atyre qytetarëve tanë që investojnë në mirëarsimimin e tyre, me theks të veçantë krah vajzave e grave që janë treguesi më i mirë i emancipimit të shoqërisë tonë në përgjithësi.