Pak kohë pas mesnate, një tërmet është regjistruar në Shqipëri

Pak kohë pas mesnate, një tërmet është regjistruar në Dushk të Lushnjës. Lëkundjet e korës së tokës të shkaktuara nga tërmeti janë ndjerë edhe në qytete të tjera, përfshirë Tiranën, Durrësin, Elbasanin e Vlorën. Bëhet e ditur se tërmeti ka qenë i fuqisë prej 4.6 shkallë të Rihterit. Mediet në Shqipëri njoftojnë se shumë banorë të zonës më të goditur kanë dalë për një kohë jashtë banesave dhe shtëpive të tyre. Njoftohet se epiqendra e tërmetit ishte në Dushk të Lushnjës ndërsa thellësia e tij 10 km.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …