Ka ndërruar jetë veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Milaim Fejzullahu, nga fshati Shallc i komunës së Vushtrrisë. Pas përfundimit të luftës çlirimtare, ishte inkuadruar në Policinë e Kosovës. “Me pikëllim të thellë, njoftojmë familjarët, miqët dhe shokët se sot me datën 14.01.2024 në fshatin Shallc, Vushtrri ndërroi jetë më i dashuri ynë Milaim(Adem) Fejzullahu ne moshën 57 vjeçare. Varrimi u bë me datën 14.01.2024 në varrezat e fshatit Shallc, Vushtrri në ora 15:00 me Ikindi. Do të kujtojmë gjithmonë”, thuhet në njoftimin e familjes. Dega e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Vushtrri iu shprehu ngushëllime familjarëve, bashkëluftëtarëve dhe bashkëpunëtorëve të të ndjerit, Milaim Fejzullahu.
Kontrolloni gjithashtu
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se është publikuar lista e Qendrave të Votimit për Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025.
Sipas vendimit të KQZ-së, numri i Qendrave të Votimit në 38 komuna të Republikës së …