Brukseli zyrtar e ka konfirmuar lajmin sipas të cilit, ndërmjetësi i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi Miroslav Lajçak, do të zhvillojë takime të ndara me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti e presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Këto takimi ai do t’i realizon në margjinat e forumit ekonomik të Davosit, i cili fillon nesër ( 15 janar ) në Zvicër. Duke dhënë sqarime për këtë takim, zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano është cituar të ketë thënë se nuk është planifikuar takim i përbashkët në Davos por takime të ndara.
Kontrolloni gjithashtu
Komisioni i ri Evropian votohet më 27 nëntor
Parlamenti Evropian ka planifikuar për 27 nëntor votimin për konfirmimin e përbërjes së re të …