Papa Françesku po kërkon falje në Amerikën e Veriut për gjenocidin që Kisha Katolike u shkaktoi indigjenëve

Papa Françeskut: Lutemi që ata që kanë pushtet mbi konflikte të reflektojnë se lufta nuk është mënyra për t’i zgjidhur ato

Papa Françesku ka vazhduar të bëjë thirrje për vendosjen e paqes në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme. Në fjalimin e sotëm ai ka përkujtuar se këtë fillim vit e ka nisur me lutje për paqe dhe ka theksuar se lufta është krim kundër njerëzimit.  “Në fillim të vitit shkëmbyem urimet për paqe, por armët vazhduan të vrisnin dhe shkatërronin. Le të lutemi që ata që kanë pushtet mbi këto konflikte të reflektojnë në faktin se lufta nuk është mënyra për t’i zgjidhur ato, pasi ajo mbjell vdekje mes civilëve dhe shkatërron qytetet dhe infrastrukturën. Me fjalë të tjera, sot, vetë lufta është një krim kundër njerëzimit; le të mos e harrojmë këtë. Njerëzit kanë nevojë për paqe, bota ka nevojë për paqe” deklaroi mes tjerash në fjalimin e tij, Papa Francesku.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-negociatorja, Edita Tahiri, dikur i nënshtrohej Serbisë në Bruksel, tani kërcënon me luftë

Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut

Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …