Të paktën 23.968 palestinezë janë vrarë dhe 60.582 të tjerë janë plagosur në sulmet izraelite në Rripin e Gazës që nga 7 tetori, tha Ministria e Shëndetësisë në enklavën e rrethuar palestineze, transmeton Anadolu. “Forcat okupuese izraelite kryen 11 masakra kundër familjeve në Rripin e Gazës, duke rezultuar në 125 viktima dhe 265 të plagosur gjatë 24 orëve të fundit”, thuhet në një deklaratë të ministrisë. Në 100 ditët e agresionit izraelit në Rripin e Gazës, sipas deklaratës, “(forcat) okupuese vranë 337 punonjës shëndetësorë dhe arrestuan 99 të tjerë në kushte të vështira”. “Pushtuesit izraelitë synuan qëllimisht 150 institucione shëndetësore, duke vënë jashtë shërbimit 30 spitale dhe 53 qendra shëndetësore dhe duke shkatërruar 121 ambulanca”, thuhet më tej. Izraeli ka kryer sulme intensive ajrore dhe tokësore në Rripin e Gazës pas një sulmi ndërkufitar nga grupi palestinez Hamas më 7 tetor. Sulmet izraelite e kanë lënë Gazën në gërmadha, me 60 për qind të infrastrukturës të dëmtuar ose shkatërruar dhe gati 2 milionë banorë të zhvendosur, të cilët përballen me mungesë akute të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve.
Kontrolloni gjithashtu
Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve
Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …