leoni

Ramush Haradinaj: Masakra që ndërmorën serbët, në Reçak, ishte një akt antinjerëzor që e tronditi botën demokratike

Në përkujtim të 25-vjetorit të Masakrës së Reçakut, Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se aji masakër që e bënë serbët,  është një akt antinjerëzor që e tronditi mbarë botën demokratike dhe shtyri Perëndimin të mobilizohej dhe të ndalojë me forcë shfarosjen e një populli të tërë. Ai ka falënderuar ish-ambasadorin amerikan, William Walker, që sipas tij e përkufizoi këtë masakër si krim kundër njerëzimit. Masakra e Reçakut, mbetet akt  i krimit gjenocidal që aparatura shtetërore ushtarake serbe kreu në Kosovë. Ajo bëri kthesën e madhe historike duke prekur thellë në ndërgjegjen e kombeve të fuqishme për të lëvizur me NATO-n në krye me ShBA-të. Sot, në nderim martirëve të kësaj masakre, kam bërë homazhe në Kompleksin Përkujtimor në Reçak. Me respekt të thellë do të kujtojmë gjithmonë ata që me flijimin e tyre u bënë themelet e lirisë sonë”, ka thënë, Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …