Stavileci prezanton projektet strategjike para diplomatëve të huaj

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci ka zhvilluar një takim pune me ambasadorë dhe  përfaqësues të ambasadave të Quint-it dhe vendeve tjera të akredituara në Prishtinë si dhe përfaqësues të Zyrës së BE-së, me ç’rast ka prezantuar orientimet strategjike të Ministrisë që drejton dhe projektet më të rëndësishme, duke falënderuar ata për mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën.

Stavileci njoftoi diplomatët në fjalë me fazat e zhvillimit të projektit të Termocentralit “Kosova e Re”, nismat për stimulimin e zhvillimit të Burimeve të Ripërtërishme të Energjisë, rritjen e Efiçiencës së Energjisë dhe bashkëpunimin rajonal dhe më gjerë në fushën e energjisë, që është në harmoni me kërkesat e Bashkimit Evropian.

Kreu i MZHE-së, gjithashtu nënvizoi se një prioritet i është dhënë edhe sektorit të Teknologjisë së Informacionit, që vlerësohet si mundësi e mirë për hapjen e vendeve të reja të punës dhe transformimin e ekonomisë në ekonomi digjitale.

Nga ana e tyre, përfaqësuesit e ambasadave kanë konfirmuar mbështetjen e tyre për zhvillimin ekonomik të Kosovës, konform standardeve evropiane.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …