Skenderaj shpallë 15 janarin si Ditë e Përkujtimit të Gjenocidit ndaj shqiptarëve të Kosovës

Kuvendi Komunal i Skenderajt ka mbajtur sot mbledhje të jashtëzakonshme, me një pikë të rendit të ditës, për të përkrahur propozimin e kryetarit të Komunës, Fadil Nura, lidhur me 15 janarin si Ditë e Përkujtimit të Gjenocidit ndaj shqiptarëve të Kosovës. Seanca e udhëhequr nga kryesuesja Adelina Spahiu, ka nisur me një minutë heshtje, në nderim të viktimave të masakrës së Reçakut, e cila sot shënon përvjetorin e 25-të. Më pas, kryesuesja Spahiu ka lexuar deklaratën, e cila gjithashtu është hedhur në votim për përkrahje. Me shumicën absolute të votave nga anëtarët e pranishëm, është përkrahur propozimi i kryetarit Nura.

May be an image of 13 people

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …