Ish-shefi i misionit verifikues të OSBE-së në Kosovë, William Walker, edhe sivjet ka kryer homazhe në Reçak të Shtimes, në 25-vjetorin e masakrës së shëmtuar dhe antinjerëzore që kryen forcat ushtarake e policore të Serbisë, kundër popullatës civile, në këtë fshat. Ai ka saktësuar me këtë rast se kjo nuk është vizita ime e parë në Reçak, por është e përvitshme, qe 25 vjet. Unë vij të nderoj fshatin Reçak, vij të përshëndes miqtë e mi, familje nga fshati Reçak, disa prej tyre i njoh prej 25 vitesh, disa fatkeqësisht kanë ndërruar jetë. Kjo është hera e parë që duhet të vij me shkop, por prapë dua të jem në Reçak në çdo rast që mundem. Për mua është shumë emocionuese”, ka thënë Ish-shefi i misionit verifikues të OSBE-së në Kosovë, William Walker, miku i madh i shqiptarëve në përgjithësi dhe i banorëve liridashës të Reçakut e të Shtimes, në veçanti.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti: Buxheti i vitit 2025 është buxhet i qytetarëve dhe për qytetarët
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas miratimit të buxhetit për vitin 2025, që …