Gashi: Serbia nuk mund të amnistohet për krimet e kryera në Kosovë gjatë luftës së viteve 1998-1999

15 Janari i vitit 1999, na sjellë në kujtesë dhembjen e heroizmin për Reçakun, dhe masakrat e martirizimet e tjera në Kosovë

15 Janari i vitit 1999, doemos se na sjellë në kujtesë dhembjen e heroizmin për Reçakun, reçakasit, për Prekazin, Mejen, Therandën, Likoshanin e Çirezin, Pustenikun e Abrinë, Çikatovën e Izbicën, Krushën…, na sjellë në kujtesë katrahurën e mbijetuar njerëzore përzier me terrin e tymit të temjanit sllav, serb e rus, që sado në fije të holla ende mundohet të shpërndahet në nën qiellin tonë. Zërat që vinë nga  “shpirtrat e  vdekur e të fantaksur ” të nëntokës mitologjike sllave, ende thërrasin e brohorasin për t’ u rikthyer në vendet e krimeve, ende të parët e fesë së tyre çirren e përmirren nga gojët, duke derdhur mllef, urrejtje, sodomi, barbari, të llojit e të sojit të tyre gjenetik, gjithnjë antihuman, gjithnjë të orientuar kundër jetës, lirisë dhe barazisë së njerëzve, vetëm për shkak se këta nuk janë si ata, nuk duan të jenë si ata, sepse në gjenet e tyre dashurohet jeta, njerëzia mirësia, toleranca dhe e hyjnorja. Por  Reçaku sot, në këtë ditë dimri zbardhet si zog feniksi, me plot dinjitet e krenari, me kujtim e mos-harrim për  më të dashurit, me besë-betimin e ruajtjes me çdo kusht dhe me çdo çmim të lirisë e pavarësisë, pa çka se kriminelët nuk janë dënuar, nuk e kanë marrë dënimin dhe nuk janë penduar për krimet, nuk kanë kërkuar falje dhe nuk do të kërkojnë kurrë, sepse ëndrra dhe aspirata e tyre për gjak, për krim, për dhunë, është pjesë e ADN-së së tyre të gjakosur, që ka masakruar jo vetëm në Kosovë po kudo, në Ballkan, në Kroaci, në Bosnje në Hercegovinë… Ëndrra e tyre është bota e tyre e pështirosur, është Sodoma e Serbia të dyja bashkë, të lidhura përjetësisht në barbari, dhunë e mizori… (RKL)

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …