Pas një aksidenti tragjik, dje në moshën 32 vjeçare, humbi jetën Gëzim Salih Rizani, nga fshati Krojmir i komunës së Lipjanit. Gëzimi kishte diplomuar për Gjeodezi ne Fakultetin Politeknik të Tiranës. Ishte i martuar dhe baba i dy fëmijëve. Ceremonia e varrimit bëhet sot në orën 13.oo në varrezat e fshatit.
Me këtë rast tragjik e pikëllues, drejtori i Radios-Kosova e Lirë, Ahmet Qeriqi, në pamundësi për të marrë pjesë në varrim, i ka dërguar një telegram ngushëllimi, veteranit të UÇK-së, Salih Rizani dhe familjes së tij, duke shprehur ngushëllime e pjesëmarrje në dhembje. Gëzimi me vëllezërit e tij e qindra fëmijë të tjerë, kanë mbijetuar luftën në Grykën e Shpëtimit, në Krojmir, por ja që u nda nga jeta në moshën më të mirë.
Edhe njëherë ngushëllime, thuhet në telegram.