KK në Rahovec mbajti seancën përkujtimore 15 Janari Dita e Gjenocidit Serb ndaj Shqiptarëve të Kosovës

Udhëhequr nga Kryesuesi i kuvendit komunal të Rahovecit, Arbër Zenuni, u mbajt seanca përkujtimore në shenjë nderimi për viktimat e krimit dhe të gjenocidit serb gjatë viteve 1998-1999, ndaj shqiptarëve të Kosovës. Të pranishëm në seancë ishin, Kryetari i Komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, Nënkryetari z. Fatmir Iska, familjarë, të mbijetuarit e masakrës në Pastasel dhe në Krushë të Madhe, disa nga anëtarët e kuvendit, drejtorët e drejtorive komunale, mediat që monitorojnë seancën dhe zyrtarët komunalë. Në REND DITE u diskutua vetëm një pikë e vetme: “Në shenjë nderimi për viktimat e krimit dhe të gjenocidit serb gjatë viteve 1998-1999, ndaj shqiptarëve të Kosovës”. Seanca filloi me një fjalim nga Kryesuesi i Kuvendit z. Arbër Zenuni, pasuar nga një fjalim konkret dhe emocional nga Kryetari i Komunës z.Smajl Latifi. Për gjenocidit serb të ushtruar ndaj shqiptarëve në Kosovë, konkretisht në Krushë të Madhe dhe Pastasel, folën dy të mbijetuarit e masakrave, Selami Elshani, respektivisht Tahir Krasniqi. Në fund, përfaqësuesit e grupeve parlamentare: Përboqi, Sejfullahu, Kafexhiu dhe Krasniqi, shprehën fjalimet e tyre. Lavdi dhe nderime të gjithë atyre viktimave që u bënë objekt i krimeve ndaj njerëzimit, gjenocidit dhe etnocidit serb!

May be an image of 6 people

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …