Zëvendësi i Albin Kurtit, Besnik Bislimi, është takuar me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Ai përmes një postimi ka thënë se me z. Bislimi është takuar përpara nisjes së Forumit Ekonomik Botëror që mbahet në Davos, e ku ka folur për procesin e dialogut me Serbinë. Emisari evropian ka shtuar se ka rënë dakord që zbatimi i shpejtë i Marrëveshjes për Rrugën e Normalizimit është urgjent. Ai do të takohet edhe me kryeministrin Albin Kurti. Ne ramë dakord që zbatimi i shpejtë i Marrëveshjes për Rrugën e Normalizimit është urgjent ka saktësuar, Lajçak. Gjatë Forumit Ekonomike Në Davos, do të marrin pjesë kryeministri i Kosovës, dhe kryetari i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …