Qeveria e Kosovës merr vendim që punëtorëve të larguar nga puna gjatë viteve të 90-ta, t’u njihen kontributet pensionale

Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e 184-të me radhë, edhe kësaj radhe në mënyrë elektronike

Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e 184-të me radhë, edhe kësaj radhe në mënyrë elektronike. Ajo ka ndryshuar dhe plotësuar vendimin e Qeverisë të datës 26 janar 2022 për emërimin e drejtorëve të Bordit të Ndërmarrjes Publike Qendrore Posta e Kosovës, sipas të cilit në vend të Fadil Bejtës, kryesuese e bordit të drejtorëve emërohet, Hyrmete Mydyri. Qeveria-Kurti ka miratuar Programin për Reforma në Ekonomi për dy vitet në vijim 2024-2026. Në këtë mbledhje, qeveria ka ndryshuar dhe plotësuar vendimin e Qeverisë  të datës 10 janar 2024 sipas të cilit ndryshohet kodi buxhetor në pikën 2.1.  vendimit. Thuhet se pikat tjera të vendimi mbesin të pandryshuara.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …