Komandanti i Zonës Operative të Nerodimës, gjatë luftës së UÇK-së,Shukri Buja ka deklaruar se Masakra e Reçakut ishte e planifikuar dhe e përgatitur në mënyrë shumë profesionale. Pjesëtarët e forcave serbe që morën pjesë në ekzekutimin makabër të 45 civilëve u mbështetën edhe nga forcat ushtarake serbe, por ka pasur edhe banorë shqiptarë që e kanë ndihmuar policinë e Serbisë. Nerëzit në Reçak dhe në rrethinë i njohin ata që kanë qenë aty dhe që u kanë prirë forcave serbe për të hyrë në fshatin e vogël të Shtimes. Unë e kam dhënë dëshminë për njërin prej anëtarëve të policisë serbe që ka vepruar në Shtime. Shukri Buja tha se ka pasur policë të rregullt të policisë serbe dhe se disa kanë qenë me maska.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …