Nuk ka drejtësi, nuk ka shpresë, nuk ka mundësi punësimi
“Është vlerësim i përbashkët se në Kosovë kjo situatë e brishtë dhe e padurueshme nga kjo kastë e politikës kriminale, në të dy nivelet, ka bërë që i madh e i vogël po kërkojnë çdo mundësi që të ikin nga shteti ku po sundon fuqishëm mafia kriminale e lidhur me mafio-politikanët e nivelit të lartë në të dyja nivelet e pushtetit të bëra bashkë, ndonëse është evidente se kjo është në kundërshtim të plotë me Kushtetutën e vendit.Që nga paslufta e deri më sot në Kosovë ka degraduar jeta pas gjithë këtij sundimi të kësaj klase politike, në të gjitha nivelet e pushtetit i madh e i vogël po kërkojnë çdo mundësi që të ikin një orë e më parë nga shteti ku po sundon mafia kriminale e lidhur me politikanët e nivelit të lartë, në të dyja nivelet. Sipas analistëve, qytetarët tanë janë dëshpëruar rëndë në të gjithë klasën aktuale politike dhe e vetmja shpresë e tyre për ta është liberalizimi i vizave, për të provuar të ikin sa ma larg prej Kosovës. Tani qytetarët mund t`i “falënderojnë” e mallkojnë pafundësisht këto parti politike vetëm për mossundim të ligjit, për krimin e organizuar, që tani është në shkallën më të lartë, për rritjen e papunësisë, thellimin e varfërisë, degradimin e sektorit publik, arsimin dhe shëndetësinë që kanë rënë nën çdo nivel, për ndërmarrjet publike që po falimentojnë, për bllokim e moszhvillim ekonomik dhe për mungesë të ekonomisë së lirë të tregut, me shumë monopole kriminale dhe zhvatje të paligjshëm, e shumë krime të tjera.
Mbijetesa, kryefjala e ditës
Tani tri dekadave në Republikën e Kosovës kryefjalë e ditës është bërë mbijetesa. “Është vlerësim i përbashkët se në Kosovë kjo situatë e brishtë dhe e padurueshme nga kjo kastë e politikës kriminale në të dyja nivelet ka bërë që i madh e i vogël po kërkojnë çdo mundësi që të ikin nga shteti ku po sundon fuqishëm mafia kriminale e lidhur me mafio-politikanët e nivelit të lartë, në të dyja nivelet e pushtetit të bëra bashkë, ndonëse është evidente se kjo është në kundërshtim të plotë me Kushtetutën e vendit. Kosova është degraduar për arsye të një udhëheqje, të një politike klandestine, zhvatëse, konfliktuoze dhe të papranueshme nga kjo klasë politike.”Ishin njerëzit tanë të politikes që në emër të liberalizimit për lobim kanë shkuar madje edhe nga 50 veta në shtetet e Evropës për të shëtitur, duke e ditur se çështja e liberalizimit nuk është për lobizim, por është një çështje teknike dhe politike”, kjo situatë është tragjikomike për popullin e Kosovës. se pushteti joligjor dhe i përcjellë me rrjet klientelizmi e nepotizmi, ka qenë faktor real pse vendi ballafaqohet me probleme elementare, me probleme që si pasojë e tyre sot mjerimi e ka prekur tejet shumë shoqërinë.”Këtu tendenca ka qenë për t’i zhvatur resurset publike, ka qenë orientimi i atillë që sot ne si shoqëri të mos i përqafojmë vlerat më fondamentale për dinjitetin njerëzor”, u shpreh ai. Ndaj, sipas Hazirit, këtu barra për degradimin universal bie mbi përgjegjësit publik, mbi ata të cilët e kanë marrë përsipër për të konsoliduar vendin.
Poletika e pareformua
“Skena politike duhet të marrë reformim substancial, reformim që i kontribuon zhvillimit të mirë dhe mosdiskriminimit, vetëm një elitë ma konceptuale e profesionale është rruga më e shkurtë drejt realizmit të metodologjisë prosperuese.Kjo situatë nuk ndryshon kështu, pa një vetëdijesim të qytetarëve tanë, që nga arsimi, shëndetësia që kanë rënë nën çdo nivel nga kjo kastë e oligarkëve të grupeve mafioze, që e kanë bllokuar zhvillimin ekonomik nga monopolet e shumta kriminale dhe zhvatja përmes zhvatjes së paligjshme të pasurisë së shtetit dhe taksës ndaj qytetarëve”,
Tani tri dekada degradim
Qytetarët janë të indinjuar me të gjitha garniturat e pushtetarëve të pasluftës deri sot e ka degraduar jeta dhe mbijetesa në Kosovë dhe se ajo është bërë e padurueshme pikërisht pas gjithë këtij sundimi të kësaj klase politike në të dyja nivelet, deri më sot. Kjo ngase i madh e i vogël po kërkojnë çdo mundësi që të ikin një orë e më parë nga shteti., në Kosovë, është shumë vështirë, sepse që nga çlirimi e këndej deri më sot nuk kemi parë asgjë të mirë nga pushtetarët tanë, por prej tyre kemi përjetuar vetëm të këqija, zi e terr.”Kjo ngase ata kanë punuar vetëm për veten e tyre, që të pasurohen dhe veç saj janë interesuar për punësimin e familjarëve të tyre dhe të militantëve partiakë”, potencoi ai.”Rinia po bredh rrugëve të vendit, kurse një pjesë e madhe e tyre edhe po detyrohen që nga skamja ta braktisin vendin, në mënyrë që të sigurojnë një kafshatë buke. Po detyrohen që të ikin nga pushtetarët tanë të papërgjegjshëm, sepse askush nuk ka dëshirë dhe vullnet që të ikë nga vendi i vet po jo nga dëshira, por nga skamja që i ka kapluar, prandaj këtë klasë politike duhet ndërruar sa më parë dhe në pushtet të vjen një klasë e re politike, e dijshme dhe e shkolluar, dhe që mendon për qytetarin dhe jo vetëm për veten e tyre dhe militantët partiakë në mungesë të politikave të mirëfillta zhvillimore të të gjitha qeverive e kanë sjellë vendin në këtë situatë, andaj kemi pak investime papunësi të madhe enorme.”Në Kosovë nevojiten ndryshime radikale në mënyrën e deritashme të qeverisjes. Kjo bëhet duke marrë masa adekuate në uljen e papunësisë, kurse e dyta është që të krijohen rendi dhe ligji pra që të kemi një shtet të fortë ligjor. Prandaj, shkaktari kryesor i kësaj gjendje janë politikat e mbrapshta të të gjitha qeverive të pasluftës, që na sollën në këtë gjendje. ….