leoni

Ministri Yagcilar u nënshkrua në librin e zisë për nderë të viktimave në Stamboll

Ministri i Ministrisë së Administratës Publike, z. Mahir Yagcilar, është nënshkruar, sot, në Librin e Zisë, që është hapur nga Ambasada e Republikës së Turqisë në Prishtinë, për nder të viktimave nga sulmet terroriste, që ndodhën dy ditë më parë në aeroportin “Ataturk” të Stambollit.

Me këtë rast, ministri Yagcilar, shprehu ngushëllimet e sinqerta për viktimat dhe solidaritet për familjarët e viktimave, të plagosurve dhe për të gjithë popullin turk, për humbjen tragjike të një numri të madh të qytetarëve.

Ministri Yagcilar theksoi se ky sulm është kryer ndaj të gjithë njerëzimit, njerëzve të pafajshëm, shtetit turk në veçanti. Ministri dënoi ashpër këto sulme të tmerrshme, duke përmendur se në këto ditë të vështira, institucionet dhe populli i  Republikës së Kosovës bashkëndiejnë dhe solidarizohen plotësisht me  popullin dhe qeverinë turke.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …