Betim Gjoshi: Në qeverisjen e PDK-së u ndërtua Universiteti “Isa Boletini” kurse në qeverinë Kurti po ndërtohet universiteti paralel serb

Betim Gjoshi: Qytetarët serbë të cilët sot janë duke e nënshkruar peticionin, janë duke u prirë nga Goran Rakiqi dhe Igor Simiqi

Sekretari i PDK-së, Betim Gjoshi, ka deklaruar se qytetarët serbë të cilët sot janë duke e nënshkruar peticionin për shkarkimin e kryetarit të Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq  janë duke u prirë nga  Goran Rakiqi dhe Igor Simiqi. Ai ka konstatuar  se kryeministri Albin Kurti është në koordinim me Beogradin dhe Listën Serbe. Këtë por e tregojnë fotografitë nga Mitrovica e Veriut, ku qytetarëve serbë të cilët po nënshkruajnë peticionin po u prijnë Goran Rakiqi e Igor Simiqi. Ky fakt do të mbahet mend përgjithmonë, se ky proces është i dirigjuar nga Beogradi dhe ka aprovimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, partia e të cilit është zënë duke u koordinuar në prapaskenë me Listën Serbe e super-kriminelin Milan Radojçiq dhe këtu bëhet fjalë për një marrëveshje. Kryeministër, nuk ka nevojë as për pyetje dhe as për sqarime. Gjithçka po duket e qartë si kristali: Ju jeni në koordinim me Beogradin dhe Listën Serbe. Kryeministër, fotografitë nga veriu i Kosovës tregojnë koordinimin dhe marrëveshjen tënde, që t’ia merrni mandatin kryetarëve që nuk janë të Listës Serbe, ka shkruar Betim Gjoshi.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, kërkon që të gjithë të korruptuarit pa dallim të futen në burg

Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka publikuar një video ku shfaqet votimi i deputetëve të …