Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava me rastin e sulmit terrorist në Aeroportin “Ataturk” të Stambollit dje u ka dërguar telegram ngushëllimi udhëheqësve më të lartë të shtetit turk, presidentit Rexhep Tajip Erdogan, kryeministrit, Binali Jëldërëm dhe kryetarit të DIJANET-it, Dr. Mehmet Gormez. Në telegramin e Myftiut Tërnava, dënohet ashpër sulmi terrorist mbi Turqinë, ngushëllim për familjarët e viktimave, shërimin e të plagosurve, si dhe përkrahjen dhe mbështetjen për popullin dhe shtetin turk. Myftiu Tërnava, po ashtu, ka udhëzuar të gjithë imamët e Bashkësisë islame të Kosovës, që nesër ditë e premte, në namazin e xhumasë të bëhen dua e lutje për shpirtrat e viktimave të pafajshme që pësuan nga akti terrorist në Stamboll.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …