Sot qëndroi për një vizitë në Radion Kosova e Lirë, luftëtari i lirisë, Salaudin Sela, me prejardhje nga Dibra, i cili jeton dhe punon në Amerikë. Gjatë luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salaudin Sela ishte pjesëtar i Batalionit “Atlantiku” dhe me bashkëluftëtarët e tij, ka marrë pjesë në luftën heroike e fitimtare të UÇK-së, deri në çlirimin e vendit nga regjimi okupator dhe kriminal i Serbisë. Edhe pas luftës, pas kthimit në Amerikë, ku jeton dhe punon me tërë familjen e tij, Salaudini ka ndihmuar materialisht shumë familje të dëshmorëve dhe invalidëve të luftës së UÇK-së. Sa herë vjen në Vizitë te miqtë e të njohurit në Kosovë, ai e viziton edhe Radion-Kosova e Lirë, programet dhe emisionet e së cilës i përcjellë me interesim të veçantë. Drejtoria e Radios-Kosova e Lirë e falënderon, veprimtarin e palodhshëm të çështjes kombëtare, Saladudin Sela për kontributin që i ka dhënë kësaj Radioje.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …