Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe te varrezat e dëshmorëve në Gjilan dhe ka marrë pjesë në zbulimin e shtatores së heroit Kadri Zeka, në 42-vjetorin e rënies. “Vëllezërit Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka, ishin veprimtarët e hershëm të lëvizjes sonë kombëtare për liri e për pavarësi. Ata ishin vazhdimësi e përpjekjeve tona për çlirim dhe për të drejtën tonë të mohuar me dekada”. “Sot, në 42-vjetorin e rënies heroike, me kolegë bëmë homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Gjilan, në kujtim e nderim të jetës dhe veprës së heroit Kadri Zeka”, ka thënë Haradinaj, i cili mori pjesë edhe në zbulimin e shtatores së heroit, Kadri Zeka.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …