leoni

Sadik Halitjaha: HEROI KOMBTAR KADRI ZEKA U NGRIT  NË BRONZ!

Atëher kur shumica ishin në gjumë nga ninullat shekullore të Jugosllavisë e të Serbisë! Atëher u ngrit vigani Kadri Zeka, vendosi themelet e Lirisë! I madhi Kadri nuk u pajtua me vogëlsinë mendore e shpirtrore të Kuisligve Shqipfoles në Jugosllavi! Pas të lavdishmit Idriz Seferit në Karadak, si dhe pas Hasan Prishtines në nivel të Kosovës, ishte ideologu dhe vizionari e strategu Kadri Zeka! Atëherë në vitin 1974 kur u dizajnua Autonomia e Kosoves nën Jugosllavi! Shumë më parë ndër vite shum patriot e veprimtar për Atdheun kishin dhanë shumë kontribut, ishin vrarë e gjakosur nga pushtuesit kishin mbajtur me mijëra vite burgje nëpër kazamatet e Serbisë e te Jugosllavisë të asaj kohe! Kur u prit që Kosovës do ti jepen të drejtat e barabarta me Republikat e tjera pas protestave e Demostratave të vitit 1968! Kosovës ju dhanë shum pak te drejta, vetëm të nivelit të një Krahine Atonome, e lidhur me dy vargoj, me njerin në nivelin Federativ te Jugosllavis ( si element konstituiv i saj), ndersa vargoi tjetër të mbetej pjesë e Republikes së Serbisë! Mbi ketë gjendje të pa barabart, populli shqiptar nën ish-Jugosllavin, fillon marshimin e gjat e të vështirë për Republikë dhe Liri! Vigani Kadri Zeka ishte themeluesi i Levizjës Marksiste Leniniste të Kosoves! Kadri Zeka themelues dhe prijatar i kësaj levizje për Çlirimin e Kosovës, ishte ideologu, organizatori dhe udhëheqësi kryesor!  Kadri Zeka me shokë nxori edhe organin politik e ideologjik të ksaj Levizje  -Lajmtari i Lirisë-! Mënyra e organizimeve në fillim ishte me treshet, ndërsa më vonë në grupe! Kështu që në fillim quheshim MLK- ma vonë GMLK! Ky rrjet organizativ arriti të shtrihet në shumicen e teritorit te Kosovës dhe viseve të saja! Nga 1975 kur burgoset për të dyten herë Adem Demaqi me shokë! Kadri Zeka ishte Prijetari,promotor i organizimit dhe fuqizimit të Levizjes Atdhetare! Pa i numruar te gjith shoket rreth tijë, këtu në Gjilan si; Teuta Hadri, Zia Shemsiu, Abdulla Tahiri, Hasan Mala, Mehmet Hajrizi,Hydajet Hyseni, Ahmet Isufi,Rexhep Mala, Nuhi Berisha, Shemsi Syla,Vllazërit Nazmi e Fehmi Zylfiu në Gjilan! Si dhe shumë te tjerë që vazhdonin në Ferizaj! Pas rënjes së Kadriut OMLK u bë Organizat e strukturuar me 1984 e udhëhequr nga Xhabir Morina sek. Politik dhe Bashkim Mazreku sek.organizativ! Pas burgosjeve masovike në nandor në vitin 1985. Përseri u ri organizua OMLK me struktura e komitet Qendror me 10-11 qershor 1986 e udhëhequr nga Sadik Halitjaha sek. politik dhe Ahmet Hasani sek. Organizativ kjo veproj kështu deri me 26 mars 1988! Pastaj e vazhdoi Heroi Fadil Vata bashkë me Afrim Zhitinë deri në fund të jetes së tij! Veprimtar te shumtë te kasaj kohe në Suharekë, Ibrahim Shala,Sadik Halitjaha,Fadil Vata, Murat Bytyqi, Naser dhe Dashurie Selimi, Halil Krasniqi,Shemsie Elshani si dhe grupi i profesorve Shefki Muqa, Haxhi Zyba, Haxhi Bajraktari, Bajram Kurti, Halit Demiri Bexhet Berisha, Selim Berisha dhe te tjerë! Në fund të viteve 1970, në vitin 1979 u burgosen në Ferizaj,Imer Garinca me disa shokë! Po ashtu na burgosen edhe neve në Suharek Rahovec e Prizeren! Në ketë kohë Kadri Zeka e Jusuf Gervalla i shpëtojn arrestimimit! Kadriu shkon në Biel-Bine,Zvicer atje edhe u martuar me bashkveprimtaren Saime Isufi! Nëdersa Jusufi shkoi në Shtudgart të Gjermanis! Kur kreret e Levizjes munguan disa në burg dhe të tjeret jashtë Kosoves. Ketu në Kosovë nga puna kolosale ideologjike organizative ishte ngrit vetëdija e popullit, kshtu që ajo energji e grumbulluar ndër vite,që nga NDSH-ja,ORBSH, LIRIA, GMLK dhe grupime të tjera!   Kjo energji e akumuluar nga veprimtaria e gjat me dekada e veprimtarëve te shumtë,shpertheu me revoltat në pranveren 81, në perprekje per nji kryengritje në vitin 1981-82-83! Kjo revoltë nuk mundi ta kaloj pragun nga revolta në Kryengritje edhe se u bënë shumë tentativa të tilla!  Shtypja dhuna e madhe dhe jashtzakonisht e fuqishme, nga ana e pushtuesve Serbo- Jugosllav! Armiqet na i vranë me dhjetra protestues dhe shumë i plagosen me qindra i burgosen! Revoltave protestave ju munguan lideret kryesor, strateget e vizionaret!  Keshtu që nderhyrjet armike i fragmentarizuan protestuesit në grupe dhe kerkesa te ndryshme!  Nga ato te tilla si -kerkojm Kushte-, -Trepqa punon Beogradi nderton-, -Kosova Republikë-, -Bashkim Kombtar-, -Rroftë Enver Hoxha-! Nga nji grup i inkorperuar nga armiku ndodhi nxjerrja e fotografis se Titos dhe parulla Vllazrim Bashkim! Vazhdojn protestuesit me këmbngulje -Republik Kushtetutë ja me hater ja me luftë-!Por dominoj parulla(kerkesa) -Kosova Republikë-! Krejt kjo laramani dhe ky fragmentarizim bëri që i madhi Kadri Zeka të kerkoi shumë takime e përkrahje nga Shqipëria pëër unifikimin e këti fragmentarizimi heterogjen, në një organizatëë monolite të përbashket! Këto përpjekje u bënë në Tiranë, Stamboll, Zvicerr e në Gjermani! Në takimin me 17 Janar 1982 për bashkim në një organizat të vetme! Në Gjermani në rrethinen e Shtutgardit në banesen e Jusuf e Bardhosh Gervalles! Aty u vendosën tezat e bashkimit dhe te funksionimit në organizatën unike dhe të përbashkët për realizimin e Republikës me çdo kusht edhe me luftë! Pikrisht në këtë mbrëmje për bashkim, jo rastësisht, pikrisht në këtë mbrëmje, vepron UDBA vrastare jugosllave dhe i vret në pritë Kadri Zekën, Jusuf e Bardhosh Gervallen më 17 janar 1982! Vrasja e kryerë e liderëve të Levizjes bëri që të veprojnë pastaj, më vonë, levizje dhe grupe të ndryshme deri në vitet e 90-ta! Pas rënies së murit të Berlinit dhe shembjes së monizmit në Evropën Juglindore, bëhet shkrirja e OMLK-së në LPRK! Kështu që më vonë, nga LPK fillon organizimi i UÇK-së nga viti 1993! UÇK me luftën e saj, herozmin e luftëtarëve trima dhe luftën çlirimtare realizoi Çlirimin e Kosovës! Në bashkëpunim dhe veprim me aleatët! Amaneti, porosia, ideali dhe rrugëtimi i Kadri Zekës, pjesërisht u realizuan, por jemi larg perfundimit të çlirimit të viseve shqiptare dhe bashkimit kombëtar në një Shqipëri të re-bashkuar! Trupi i Kolosit të madh Kombëtar, i mbështjellur me flamur, pushon në vorrezat e Dëshmorëve në Rrafshnaltën në Gjilan. Lavdi të madhit dhe të pavdekshmit Hero Kadri Zeka!

 17 janar 2024.” Sadik Halitjaha

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …