Nga sulmet izraelite në Gazë, gjatë 24 orëve të fundit janë vrarë e masakruar 163 palestinezë, ndërsa 350 tjerë janë plagosur, ka njoftuar ministria e Shëndetësisë në Gazë. Një numër i madh i viktimave janë akoma nën rrënojave kurse ekipet e shpëtimit po bëjnë të pamundurën që të arrijnë deri te ata u tha ndër tjera nga kjo ministri. Sulmet e fundit kanë vënë bilancin e përgjithshëm në Gazë në 24 mijë e 448 mijë të vrarë dhe 61 mijë 504 të plagosur. Ndërkohë zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Xhon Kirby ka thënë se i dërguari i SHBA-së në Doha, Brett McGurk do të vazhdojë përpjekjet që të arrihet një shkëmbim i ri i pengjeve të Hamasit me këmbim të burgosurve palestinezë që gjenden nëpër burgjet e Izraelit.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …