Pas arritjes së koalicionit parazgjedhore me AAK-në, Fatmir Limaj tha se vendi ka shumë nevojë për bashkimin e energjive pozitive

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, pas arritjes së koalicionit parazgjedhore me AAK-në për zgjedhjet parlamentare, ka thënë se vendi më shumë se kurrë ka nevojë për bashkimin e energjive pozitive. Kosova më shumë se kurrë ka nevojë për një dinamikë të re opozitare, opozitë e fakteve, opozitë e angazhuar, opozitë që kritikon aty ku duhet e opozitë që jep alternative. Bashkë me kryetarin Haradinaj, kemi filluar  me një projekt të ri, të përbashkët, i cili është i hapur dhe i ftojmë të gjithë ata njerëz që mendojnë se Kosova më shumë se kurrë ka nevojë t’i bashkojë energjitë, tash është koha për t’i dhënë një dinamikë të re vendit. Është koha të zgjerohemi dhe të bashkohemi për të dhënë një dinamikë të re vendit”. Ne vijmë bashkë me përvojën tonë politike dhe menaxheriale, me personalitetet tona, për të dhënë një shtytje proceseve të konsolidimit dhe integrimit të shtetit tonë, për të mbajtur Kosovën në kursin që ka qenë ëndërr dhe angazhim i përjetshëm i yni dhe të tjerëve para nesh, kursin perëndimor dhe euro-atlantik. ka theksuar, Fatmir Limaj.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …