Komisioni shtetëror i Maturës bërë të ditur se Testi i Maturës është kaluar nga 70 për qind e maturantëve. Nga të dhënat e paraqitura vërehet një dallim i konsiderueshëm në kalueshmërinë e testit në mes të gjimnazistëve dhe nxënësve të shkollave profesionale. Përderisa 90 përqind e maturantëve të gjimnazeve e kanë kaluar testin, Testi i Maturës është kaluar vetëm nga 50 përqind e maturantëve të shkollave profesionale. Gjatë konferencës për medie, Komisioni shtetëror i Maturës bërë të ditur se testi i maturës është anuluar në gjashtë qendra dhe do të përsëritet nesër kurse 62 maturantëve u është anuluar testi për shkaqe të ndryshme.
