Kryetari Latifi i shpreh ngushëllime familjes Nurkasa

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi ka shprehur ngushëllime për familjen Nurkasa për ndarjen nga jeta të Selim Nurkasës, babait të dëshmorit Samir Nurkasa. Ai ka shkruar : Me pikëllim të thellë mora lajmin për vdekjen e njeriut të mirë e të respektuar, Selim Nurkasës, nga Rahoveci, babai i dëshmorit Samir Nurkasa, i cili u përjetësua në Betejën për Rahovecit, më 25 korrik 1998.Në vitet e rënda të pushtimit serb, ai dhe familja Nurkasa përjetuan vuajtje dhe tortura nga më të ndryshmet. Ngushëllime të sinqerta familjes Nurkasa dhe të gjithë atyre që e njohën! Qoftë i paharruar kujtimi për bacën Selim, e shpirti i tij pushoftë në paqe!

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt mbledhja e Komitetit konsultativ për persona me aftësi të kufizuara

Në prani të anëtarëve të Komitetit Konsultativ për Persona me Aftësi të Kufizuara, nën udhëheqjen …