Kryetari i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka dekretuar ligjin për komisionet hetimore

Kryetari i Shqipërisë, Bajram Begaj,  ka dekretuar ligjin për komisionet hetimore. Bëhet fjalë për ndryshimet e propozuara nga Partia Socialiste, të cilat më pas janë miratuar në dhjetor 2023. Më herët për këtë çështje, Gazment Bardhi iu drejtua presidentit për të mos e dekretuar këtë ligj. Në njoftimin e Presidencës lidhur me këtë dekret, presidenti argumenton përmes 5 pikave arsyet e vendimit të tij për t’i dekretuar këto ndryshime. “Për sa i përket kërkesës për përfshirjen e Presidentit të Republikës në procesin e dialogut politik, kjo përbën konsideratë të një natyre të ndryshme nga konsideratat që i takojnë procedurës së kontrollit kushtetues të ligjeve. Kthimi i ligjeve për shqyrtim nuk është instrumenti kushtetues që i është dhënë Presidentit të Republikës për të lehtësuar dialogun.  Ligjet nuk shpallen për hir të “dialogut politik mes palëve”, por si pjesë e procesit legjislativ.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …