Për keqpërdorim të detyrës zyrtare janë dënuar me burg, Sasha Mijallkov, Menduh Thaçi dhe tre ish zyrtarë të tjerë

Menduh Thaçi: Albin Kurti, do të bënte shumë gabim nëse do të ndërhynte tek zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, ka folur në lidhje me zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut dhe përpjekjet e Qeverisë së Kosovës për të ndërhyrë tek këto të fundit. Ai ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të bënte shumë gabim nëse do të ndërhynte tek zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut në mundësi për përmirësim apo deformim të rezultatit zgjedhor. Kjo do të ishte e gabuar për shkak se vlerësoj se ata janë pak të informuar për tendencën e fundit politike në Maqedoni, ku sondazhet tregojnë se zgjedhjet do t’i fitojë e djathta maqedonase, e cila është hapur kundër procesit integrues apo kundër kërkesës së BE-së për ndryshimet kushtetuese. Mendoj se Kurti më shumë e ka këtë ndërhyrje për një rritje të influencës së vet politike brenda Kosovës sesa jashtë. Nuk do isha pajtuar që një qeveri të qoftë e Kosovës apo e Shqipërisë, të shfaqet hapur apo drejtpërdrejt në mbështetje të një formacioni politik.  Nuk them se janë të painformuar, për shkak se partitë e reja që e quajnë veten shqiptare do të garojnë në zgjedhjet e fundit,  nuk  janë parti të tëra por janë grimca të partive të ndryshme. Drejtuesi i këtij koalicioni është një funksionar që në zgjedhjet e fundit nuk arriti të fitojë mandat”, ka thënë Thaçi një intervistë për “Euronews Albania”.

Kontrolloni gjithashtu

Mbi 16 mijë nxënës të klasave të nënta nga Shqipëria dhe Kosova morën pjesë në olimpiadën e gjuhës shqipe

Mbi 16 mijë nxënës të klasave të nënta nga Shqipëria dhe Kosova morën pjesë për …