Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu, pretendohet se ka refuzuar planin amerikan për normalizim me Arabinë Saudite në këmbim të rrugës që shkon drejt shtetit për palestinezët”, transmeton Anadolu. Sipas lajmit të NBC News me qendër në SHBA, të cilin e bazon mbi zyrtarët amerikanë të nivelit të lartë, thuhet se ndarja mes administratës Biden dhe Netanjahut lidhur me qëndrimin e Izraelit në sulmet kundrejt Gazës, është bërë edhe më e dukshme kohët e fundit. Thuhet se kërkesat e Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, drejtuar Netanyahut janë refuzuar plotësisht, përveç një “qasjeje në drejtimin se nuk i hapin luftë Hezbollahut”. Bëhet e ditur se në vizitat e Blinken gjatë turit në Lindjen e Mesme, liderët e vendeve arabe kanë deklaruar se do të mbështesin një qeveri “të re dhe të reformuar” palestineze për të garantuar sigurinë e Gazës.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …