Gazeta greke, Kathimerini, shkruan se pak ditë më parë u mbajt në Bruksel një takim në nivel teknik, qëllimi kryesor i të cilit ishte lidhja e një sërë marrëveshjesh të mbrojtjes dhe sigurisë me vendet brenda dhe jashtë Evropës, si Kanadanë, Japoninë, Ganën, Moldavinë, Norvegjinë dhe Korenë e Jugut. Sipas kësaj gazete Greqia kundërshtoi në këtë takim lidhjen e marrëveshjeve me Shqipërinë, duke këmbëngulur se duke qenë një vend që dëshiron të anëtarësohet në BE, duhet të respektojë shtetin ligjor si element bazë. “Në këtë sfond, pala greke propozoi Maqedoninë e Veriut si vendin më të përshtatshëm për të lidhur një marrëveshje të mbrojtjes dhe sigurisë me BE-në, pasi ajo ka treguar një performancë më të mirë në fushën e sundimit të ligjit, por dhe standardizim të forcave të armatosura me ata perëndimore. Përmes pjesëmarrjes së saj në NATO, Maqedonia ka ecur me një ritëm jashtëzakonisht të shpejtë”, shkruan media greke. Propozimi grek nuk u pranua, por as çështja e Shqipërisë nuk u avancua, me gjithë mbështetjen shumë të fortë të italianëve, të cilët janë edhe partneri më i afërt i Tiranës në BE, që është rregullisht burim përplasjesh mes Romës dhe Athinës, shkruan Kathimerini. (Dita)
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …