Sot u mbajt takimi konsultativ i nivelit të lartë rreth procesit të integrimit evropian dhe barazisë gjinore, ku morën drejtues të institucioneve të larta të vendit dhe të OJQ-ve. Gjatë fjalës para të pranishmëve, kryeministri, Isa Mustafa tha se institucionet e Kosovës kanë bërë hapa të rëndësishëm në krijimin e ligjeve për barazi gjinore po ka ngecje në realizimin. Ai përmendi pjesëmarrjen e grave në Kuvend dhe theksoi se janë duke u bërë përpjekje që kjo përqindje e pjesëmarrjes të arrihet edhe nëpër institucione tjera. Ndërkohë, drejtoresha e Qendrës Kosovare për Studime Gjinore, Luljeta Demolli tha se barazia mes gjinive është e domosdoshme për realizimin e demokracisë së plotë. Kritike ndaj institucioneve, sidomos ndaj Qeverisë lidhur me emërimet në bordet e ndërmarrjeve publike, u tregua Blerta Deliu-Kodra, kryetare e Grupit të Grave Deputete të Kuvendit të Kosovës. Ajo përkujtoi se Qeveria nga 82 anëtarë të bordeve gjatë vitit 2015 ka përzgjedhur vetëm disa gra, apo 12 për qind të përbërjes së bordeve.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …