Shefi i EULEX-it, Gjovanni Pietro Barbano, ka njoftuar për mediet se misioni i BE-së në Kosovë ka mbikëqyrur mbledhjen e nënshkrimeve për shkarkimin e kryetarëve të komunave në Leposaviq dhe në Mitrovicën e Veriut. Barbano thotë se vendimtare është që çdo qytetar në të gjitha komunat në veri të ketë të njëjtat të drejta pjesëmarrjeje. Në përputhje me mandatin, EULEX-i ka mbikëqyrur mbledhjen e nënshkrimeve. Më vjen mirë të vërej se të gjithë i ushtronin të drejtat e tyre në mënyrë të sigurt dhe të organizuar, siç parashikohet me Ligjin e të drejtave. Është thelbësore që çdo qytetar në të gjitha komunat e veriut të ketë të njëjtat të drejta për pjesëmarrje, ka shkruar Barbano.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …