leoni

Ylli Mece

YLLI MEÇE: PËR ATA “ANALISTËT LËNGJE”…QË MARRIN FORMËN E ÇDO LLOJ ENE KU I VENDOSIN

Një nder konceptet që po hasim shpesh në shtypin e shkruar apo dhe në mediat audio- vizive madje dhe në emisionet e transmetuara me te ftuar ne studio vërejmë tendencën e hedhjes së ideve të rishikimit të historisë nga ku disa “kaporalë” që marrin poza sikur të na kishin zbuluar “Mekën”; duke ofruar për publikun e gjerë shqiptar madje dhe për atë që historia padrejtësisht i ka lenë jashtë trojeve tona se tashmë ka ardhur koha e një koncepti tjetër të ri historik dhe jo si ai i “diktaturës” të cilët duke qenë në rolin e fitimtarëve e shkruan historinë sikurse e deshën vet ata. Në konceptin filozofik historia është shkenca që studion në periudha të ndryshme kohore lëvizjet e mëdha me karakter ekonomiko shoqëror të klasave me apo dhe pa interesa sikurse dhe shtresave të përbërëse të një populli, qëndrimet e tyre në situata luftarake me karakter pushtues, apo dhe mbrojtjes, personazhet tipikë udhëheqës të këtyre lëvizjeve qofshin ato të orientuara drejt progresit shoqëror, qofshin dhe me karakter reaksionar, sikurse dhe përplasjet midis tyre që përbëjnë të ashtuquajturën”luftë civile”.

 

Parë nga ky prizëm dhe pse historia flet me fakte përsëri ajo çka e bën atë të diskutueshme është roli dhe interpretimi i këtyre ngjarjeve dhe fenomeneve me karakter shoqëror. Kjo do të thotë se pikërisht klasa dhe shtresa te ndryshme të shoqërisë i interpretojnë këto fenomene në bazë të interesave te tyre klasore. Është pikërisht ky qëndrim i cili përcakton rrethanat kushtet dhe shkaqet nëse këto shtresa apo dhe klasa të caktuara mbajtën qëndrim të drejtë , apo luajtën një rol reaksionar në etapa te caktuara historike. Ka më shumë se tre dekada që nga koteci i pëgërë i pulave të “Ballit” dëgjojmë këngën e këndezave se gjoja historia ata na i paska dënuar padrejtësisht, se “balli” na qënkish për luftë, por ç’tu bësh atyre të malit dhe kuqalashëve komunistë të cilët na sabotuan Mukjen, sepse ( sipas tyre…por dhe disa lagojve të tjerë që lehin tash e tre dekada mbas tyre), pra sipas tyre, nëse partizanet e E. Hoxhës do pranonin Mukjen, atëherë dhe “Balli” do ish hedhur në luftë dhe do të vëllazëroheshin bashkërisht ballistë e partizane. Kjo është sa qesharake aq dhe një lloj” foshnjërie” e fazës parashkollore. Ballin aty e kishim dhe para Mukjes, pse nuk i luftoi italianët por b/punoi me ta? Këta lloj analistësh që me shume ngjasojnë me “anus analesh”qe nuk kanë aspak parasysh se “balli” nuk ishte kot dhe jo rastësisht ja etiketuan vetes fjalën “ball”…sepse ata përfaqësonin “ajkën” ..”baballarët e kombit” kastën e larte te “bejlerëve e agallarëve”, pra i nderuari analist i analeve te zymta po ta vëreni me kujdes , ata kishin ofiqin e shtresës së lartë “bej”…si psh Nuredin BEJ Vlora.. Kadri BEJ Cakrani.. Myfit BEJ Libohova… Qazim BEJ Mulleti Ali BEJ Kelcyra.

 

Mithat BEJ Frasheri e qindra e qindra te tjerë bejlerë. Pra sikurse e shikon si në matematikë, paskan “emëruesin e përbashkët” BEJ. Ju pyes ju analist i “pajtimeve klasore” ose “mbi klasori i shekullit të ri”, përse këta bejlerë nuk e luftuan fashizmin italian por shkuan e nënshkruan paktin me gjeneralin pushtues Dalmazzo kundër partizaneve rrebelë e komunisteve ne vitin 1942?/!.E dini ju pse ? Nëse nuk e dini po jua u them se këta ishin tërësisht te lidhur këmbe e koke me fashizmin, nga që te ky fashizëm, ata shikonin interesat e tyre te madha ekonomike e financiare. E di ti analist i “pajtimeve klasore” që merr përsipër rolin e një “ revizionistit të historisë” se parulla e “Ballit” …”Shqipëri e shqiptarëve” ish inicuar nga Mussolini ndaj dhe ai për të joshur shqiptaret e për t’i gënjyer( si ai ekonomati qe u hidhte kore buke fëmijëve jetimë te filmi “Lulëkuqet mbi mure”) bëri bashkimin e Shqipërisë me Kosovën, por që ne fakt ata nuk bënë gjë tjetër veç thjeshte ndërruan çizmet e pushtuesit, që kjo do të thotë se, kalimin nga zgjedhë nën shovinizmin serb … ne një zgjedhë tjetër, por tashmë të bashkuar dhe mikluar me marmelatën e helmët nën fashizmin italian. Ju që gërvishtni mbi letër është mirë që ta plotësoni trurin me informacionin e nevojshëm për të vërtetat historike, sepse ja fundja le të supozojmë për një moment se Enveri dhe partizanët gabuan që nuk i pranuan kushtet e Ballit…Mos vallë kjo i pengoi ballistët që të luftonin? Kjo do të thotë që për inat të komunisteve une do fle me gjerman agën

 

Por, jo ore jo Balli i Kombit ishte turp i Kombit madje putana me e keqe politike e cila prostituoi fillimisht me italianët, me vonë me gjermanët dhe kur morën arratinë thanë ta provojnë një herë dhe me anglo amerikanet. Besoj se ju z. analisti e dini mire se qysh sa kapitulloi Italia, Tate Aga lëshoi qarkoren e vjeshtës së 1943 ku i porosiste trimat e tij… “ Kujdes more zuzarë i ulni ata dyfeqe e mo i shkrepni, se kemi të bëjmë me gjerman again e jo shaka”!. Pra kjo ishte një vijë e përgjithshme e një klase të caktuar mbi baza te interesave të caktuara, që ndryshonin nga shtresat e vuajtura , pra ishte nje klase që fukarasë tërë jetën i kishte pire gjakun. Populli dhe shoqëria e asaj kohe kanë qenë dëshmitare te historisë kur ballistet u bënë palë me armikun, paçka se çirreshin për mëmëdheun, sikurse nuk ishte e rastësishme qe pikërisht këto shtresa te vuajtura u bashkuan me partizanet.

Po pse u bashkuan pikërisht këto shtresa te vuajtura dhe balli nuk u bashkua me partizanet? Sepse Balli nuk ishte për jetën e lire, nuk ishte për reformën agrare dhe aq më pak nuk ishte për heqjen e skllavërisë te njeriut nga njeriu. Ky është tipari thelbësor i Ballit Kombëtar qe e hodhi atë në mënyrën me te dukshme qe deri më sot asnjë avokat historie… nuk e merr dot përsipër te lajë tradhtinë e tij…teksa ju , ju qe dikur hidheshit i pari me duartrokitje për PPSH-ne dhe Enver Hoxhën, mbasi u bindët mirë e mirë se socializmi u tradhtua nga njerëz të kallëpit tuaj, duke filluar nga qendra e deri në baze e anatemoni sot, sikurse bënit dikur duke anatemuar “ballistet” dhe zogistët e Lumës…që i mori lumi i historisë përpara. Nëse jini aq i paditur në shpjegimin e fenomeneve shoqërore mund te mos jeni dhe aq i fajshëm, sepse fundja jo të gjithë kanë mësuar nga shkolla dhe jeta, por ama nëse jini i mësuar si dikur që mbanit referenca kundër armikut te klasës dhe sot u lëpihesh po atyre që dikur i anatemoje duke marrë pozitat e një “ centristi” dashamirës me të gjithë, po ju kujtoj se “ miku i të gjithëve nuk është mik i asnjërit” apo më saktë ke marrë një pozicion të tillë nuk do të të besojnë më..si miqtë ashtu dhe armiqtë dhe për ta mbyllur po ju kujtoj një thënie historike të kohës së Revolucionit francez : “ Iku mbreti ? …Poshtë mbreti !….Erdhi mbreti ?… Atëherë rroftë mbreti ! Ju nuk jini gjë tjetër veçse, një analist në formë lëngu nga ku merr formën e çdo lloj ene ku të vendosin… Nëse i tillë jini, do të thotë se i tillë kini qenë dhe për këtë nuk është faji im.

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …