Komiteti për Politikë dhe Financë në Malishevë mbajti mbledhjen e parë të rregullt

Mbledhjen e parë  të rregullt të Komitetin për Politikë dhe Financë në Malishevë e udhëhoqi Kryesuesi, Argjend Thaçi. Me fillim uroi anëtarët e komitetit për mirëseardhje, shëndet dhe realizim të punëve si komitet obligativ, njëherit konstatoi,  që  viti 2024 të jetë vit i punës në shërbim  të qytetarëve. Në këtë mbledhje u diskutuan, raporte pune të komiteteve dhe kuvendit si dhe plane të komiteteve e po ashtu edhe plani i punës së Kuvendi për vitin 2024, ku pas debateve për secilin dokument veç e veç, u rekomanduan për mbledhjen e kuvendit që do të mbahet brenda muajit janar 2024. Në fund u shqyrtuan edhe disa kërkesa të qytetarëve.

Kontrolloni gjithashtu

Dea Shabani shkruan historinë për notin ferizajas

Anëtarja e Klubit të Notit “FERIZAJ”, Dea Shabani ka shkruar historinë për notin ferizajas në …