Partia Demokratike do të dorëzojë të hënën në Kuvendin e Shqipërisë një amendament përmes të cilit kërkohen 50 milionë euro nga buxheti 2024 të shkojnë për ndihmë ushtarake në Kosovë. Në një konferencë për media sot, kryetari i PD-së Lulëzim Basha tha se një gjë e tillë përbën interes esencial të sigurisë kombëtare, ndaj shpreson që kjo çështje mos të “bjerë në nivelin e mjerueshëm të debatit politik”. “Ditën e hënë Partia Demokratike do të depozitojë në Kuvendin e Shqipërisë, një amendament të mega-buxhetit që u kalua për katër minuta, prej shtatë miliardë eurosh, me afro 1.3 miliard euro shpenzime kapitale, nga i cili do të kërkojë rialokimin e 50 milionë eurove, rreth 5 miliardë lekë të reja, ndihmë ushtarake për Republikën e Kosovës”, ka thënë Basha. Ai ka shtuar se si pjesë e sigurisë kombëtare të të dyja vendeve “dhe të qëndrimit në krah me mjete modeste, në krahasim me investimin që po bëjnë aleatët tanë, presim të mos bjerë në nivelin e mjerueshëm të debatit politik ku e kanë futur aktualisht protagonistët e teatrit të përditshëm. (EuronewsAl)
Kontrolloni gjithashtu
Vlora Çitaku: Qëllimi i qeverisë është të shkatërrojë institucionet, jo t’i fuqizojë ato
Anëtarja e kryesisë së PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar me kritika të ashpra ndaj deklaratave …