Në Mitrovicën e Veriut e në Leposaviq, nga sot qytetarët nënshkruajnë peticionin për të shkarkuar kryetarët shqiptarë të komunave

Ka përfunduar mbledhja e nënshkrimeve të peticionit për shkarkimin e kryetarit të Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq

Ka përfunduar  mbledhja e nënshkrimeve në kuadër të peticionit për shkarkimin e kryetarit të Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq. Sipas anëtares se Grupit Iniciues Sanja Krtiniq janë mbledhur mjaftueshëm nënshkrime.  “Kemi mbaruar me mbledhjen e nëshkrimeve dhe sot kemi punuar deri në orën 16:00. Përpunimi i informacionit dhe numërimi i nënshkrimeve është duke u zhvilluar”, ka thënë ajo.  Krtiniq nuk ka mundur të konfirmojë saktësisht se sa nënshkrime janë mbledhur, por ka thënë se është e sigurt se janë më shumë se sa duhet. Shpresoj që së shpejti të më njoftojnë se sa janë nënshkruar gjithsej, por ne e kemi tejkaluar numrin”, tha ajo. Nënshkrimet nga kjo komunë, të 3640 votuesve, duhet t’i dorëzohen kryetarit të Kuvendit të Komunës së Mitrovicës së Veriut deri më 22 janar.

Kontrolloni gjithashtu

Jasharët e Prekazit nuk e mbrojtën vetëm pragun e shtëpisë, por dinjitetin e shqiptarëve

Bedri Hamza uron Ditën e Kushtetutës dhe thekson rëndësinë e realizimit të parimeve kushtetuese për qytetarët

Kandidati i PDK-së për kryeministër të Kosovës, Bedri Hamza, ka uruar qytetarët me rastin e …