NATO

NATO-ja do të fillojë stërvitjen e saj më të madhe ushtarake që nga fundi i Luftës së Ftohtë, “Mbrojtësi i palëkundur 24”

Gjatë këtij muaji, NATO-ja do të fillojë stërvitjen e saj më të madhe ushtarake që nga fundi i Luftës së Ftohtë, “Mbrojtësi i palëkundur 24”,  që përfshin 90 mijë  trupa nga 31 shtetet anëtaret e Aleancës Ushtarake Veriatlantike, si dhe nga Suedia, të  ftuara nga NATO-ja, në lloje të ndryshme të manovrave në tokë, det dhe ajër në një afat kohor prej katër muajsh. Përderisa dokumentet zyrtare të NATO-s nuk thonë në mënyrë direkte se po ushtrojnë për një ofensivë të mundshme ruse në territorin aleat, është shumë e qartë që ata duan të testojnë se si do t’ia dilnin “gjatë një skenari të simuluar konflikti në zhvillim me një kundërshtar të afërt”. Jo zyrtarisht, burimet e NATO-s pranojnë pa hezitim se sigurisht që këtu bëhet fjalë për Rusinë. Përafërsisht, stërvitja përfshin dy faza. E para, e cila do të fillojë ngadalë në fund të janarit, përfshin përforcimin transatlantik të forcave. Ky është në fakt çelësi për ta parë nëse Shtetet e Bashkuara mund ta vendosin një numër të madh trupash dhe pajisjesh në Evropën kontinentale për ta përgatitur një mbrojtje. Faza e dytë e stërvitjes është po aq vendimtare dhe ka të ngjarë të jetë kjo fazë ajo që me të vërtetë do ta tregojë nëse NATO-ja mund ta mbrojë krahun e saj lindor më të rrezikuar. Qëllimi i kësaj faze, sipas aleancës, është për ta parë nëse aleanca mund të “kryejë dhe të zhvillojë operacione komplekse me shumë domene për disa muaj, në mijëra kilometra, nga Evropa veriore në atë qendrore e lindore, dhe në çdo lloj të kushteve”. Sërish, bëhet fjalë për llojin e luftës që mund të pritej nëse Rusia do të sulmonte.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …