Me rastin e liberalizimit të vizave nga 1 janari i këtij viti, deri tani, afër 40 mijë qytetarë kanë aplikuar për pasaporta të Kosovës. Ky numër konsiderohet tepër i madh në Agjencinë për Regjistrim Civil, ku thonë se po punojnë në kushte të jashtëzakonshme e ku do të kalojë më shumë se 30 ditë, derisa qytetari të pajiset me pasaportë. Në Agjencinë për Regjistrim Civil, thonë se vonesa për më shumë se një muaj për t’u pajisur me pasaportë, po ndodh për shkak se prodhimi nuk po mundet të zë hapin e aplikimeve. Kryeshefi ekzekutiv i Agjencisë për Regjistrim Civil, Blerim Camaj, ka thënë se i kanë ngritur të gjitha kapacitetet për të pajisur qytetarët me pasaporta, për shkak se janë në gjendje të jashtëzakonshme. Ai u shpreh se qytetarët duhet të presin 30 ditë që të marrin pasaportat, pasi që janë në situatë të jashtëzakonshme nga fluksi i madh i aplikimeve.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …