Njoftim nga DSHP e Rahovecit

Si pasojë e reshjeve të vazhdueshme të shiut dhe borës, është dëmtuar në masë të madhe ura e vjetër (e ndërtuar shumë vite para luftës) që kalon nga fshati Ratkoc për në drejtim të fshatit Vrajakë të komunës së Rahovecit. Drejtoria e Shërbimeve Publike në Rahovec, para dy ditësh ka njoftuar dhe rekomanduar që të shtohet kujdesi përgjatë qarkullimit në atë pjesë të rrugës. Për këtë qëllim është bërë edhe shënjimi për rrezikun e mundshëm, mirëpo në njërin shirit asnjëherë s’është ndërprerë qarkullimi. Me rekomandim të kryetarit të Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, menjëherë është angazhuar që urës së vjetër që tashmë është shembur, të bëhet një zgjidhje alternative e përkohshme, në mënyrë që të ju mundësohet qarkullimi edhe në shiritin tjetër i banorëve të asaj zone. Përkujtojmë se Drejtoria e Shërbimeve Publike në Rahovec ka paraparë ndërtimin e urës së re. Deri në ndërtimin e urës së re, ju bëhet thirrje qytetarëve për më shumë kujdes.

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …