Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xho Baiden ka vlerësuar se në rast të ndalimit të ndihmave për Ukrainën, do të ketë pasoja edhe në Ballkan. Mediet amerikane njoftojnë më tutje se presidenti Baiden ka alarmuar se në rast se do të anulohen ndihmat për Ukrainën atëherë kjo do t’ia mundësoi Rusisë që të arrijë fitore të shpejt atje dhe një krizë të re në Ballkan. “Nëse ne ikim dhe Rusia është në gjendje ta vazhdojë sulmin dhe ta shembë Ukrainën, çfarë mendoni se do të ndodhë në vendet e Ballkanit? Kjo ndryshon dinamikën” njofton NBC News të ketë theksuar presidenti, Xho Baiden. Ai ka tërhequr vërejtjen më tutje se po që se SHBA-ja heq dorë nga Ukraina, Rusia mund të triumfojë për pak javë apo më shumti pak muaj. NBC News njofton se në një takim privat me ligjvënës, presidenti Bideni dhe këshilltarët më të lartë të sigurisë kanë kërkuar të mbështetet iniciativa për përkrahje të mëtutjeshme të Ukrainës. Bideni është zotuar se Shtëpia e Bardhë do t’i qëndrojë krah Ukrainës për aq sa të ketë nevojë.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …