Kryetari i shoqatës së shqiptarëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës “Vatra” Elmi Berisha ka thënë se Serbia nuk mund ta nënçmojë më ekzistencën e shtetit të Kosovës. Ai ka thënë se shqiptarët që jetojnë atje, përtej atlantikut i përcjellin vëmendje të shtuar, sepse të gjitha zhvillimet që kanë ndodhur në muajt e fundit janë shumë serioze. Kosova është e paprekur nga Serbia, edhe pse do të ketë tendenca që të krijojë huti e amulli në proces, apo edhe të tentojë të krijojë disa benificione që janë të pakuptueshme edhe për ta. Serbia thjeshtë do të tentojë të bëjë një shkëputje në veri të Kosovës por kjo nuk do të ndodhë. “Ne gjithmonë duhet të jemi të përgatitur, siç edhe jemi dhe po punojmë çdo ditë që të jem në këtë nivel. Nuk besoj që Serbia ka shansa tash e tutje të na nënçmojë, sepse ne shumë shpejt po përgatitemi t’i dalim zot vetës dhe kemi miq tanë që nuk na lënë asnjëherë vetëm, e këto janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës” ka theksuar kryetari i shoqatës “Vatra” Elmi Berisha.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …