Rektori i Universitetit “Kadri Zeka”, Bajram Kosumi priti në takim Kushtrim Kadriun nga shoqata “Vatra” e Bujanocit që vepron në Gjilan dhe Gentiana Shabani, koordinatore e zyrës për Preshevë Bujanoc dhe Medvegjë me bashkëpunëtorë me të cilët bisedoi për pranimin e studentëve të rinjë në Universitetit “Kadri Zeka”. Me këtë rast, ai theksoi se në Universitetin “Kadri Zeka” kandidatët nga Kosova Lindore do të garojnë për vendet e studimit të ndara me kuota të rezervuara për ta dhe se ata do të garojnë ndërmjet vete për kuotat e tyre dhe assesi në një garë të përbashkët me kandidatët nga Kosova. Nga ana tjetër, Kushtrim Kadriu nga Lëvizja Vatra dhe Gentiana Shabani, koordinatore e zyrës për Preshevë Bujanoc dhe Medvegjë e kanë vlerësuar mjaft të nevojshëm takimin me Rektorin Bajram Kosumi dhe theksuan se propozimet për pranimin e kandidatëve nga Bujanoci, Presheva dhe Medvegja për të studiuar në universitetin “Kadri Zeka”, janë të pranueshme, dhe se ato janë bërë në përputhshmëri edhe me kushtet që disponon Universiteti.
