Ministri i Jashtëm i Francës, Stefane Sezhurn ka thënë se palestinezët kanë të drejtën e sovranitetit dhe shtetësisë. Ditë më parë kryetari amerikan Joe Biden, ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, me të cilin ka diskutuar për formimin e një shteti palestinez. Netanyahu të Amerikës e ka refuzuar ashpër, duke kundërshtuar formimin e një shtetit të tillë. Ndërsa sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, Grant Shapps, i ka thënë “BBC News” se ai beson se nuk ka zgjidhje tjetër për luftën e Izraelit në Gaza përveç një zgjidhje eventuale me dy shteteve. “Palestinezët meritojnë një shtet sovran, Izraeli meriton të ketë aftësinë e plotë për të mbrojtur veten, sigurinë e tij. Nëse nuk ndiqni një zgjidhje me dy shtete, unë me të vërtetë nuk shoh se ka një zgjidhje tjetër, ka thënë Shapps.