Me organizimin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot në Shkup do të mbahet takimi i liderëve të Ballkanit Perëndimor. Mikpritës i takimit do të jetë kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, ndërsa pjesëmarrjen e kanë paralajmëruar: kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i Malit të Zi, Milojko Spajiq, kryetari i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, dhe ministri i Financave në Këshillin e Ministrave të Bosnjës, Srgjan Amixhiç, njofton Qeveria e Maqedonisë së Veriut. Në takim do të marrin pjesë Drejtori i Përgjithshëm për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit në Komisionin Evropian, Gert Jan Kopman dhe Ndihmës Sekretari i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, James O’Brien. Po ashtu nç këtë takim do të marrin pjesë edhe zëvendës-kryeministri i Maqedonisë së Veriut për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq dhe ministri i Financave, Fatmir Besimi, si dhe kolegë të tyre nga vendet e Ballkanit Perëndimor. Organizatat rajonale, Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal, CEFTA dhe Forumi i Investimeve të Odave të Gjashtës së Ballkanit Perëndimor, si dhe institucionet financiare ndërkombëtare, marrin pjesë në takimin për Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor, në Shkup.
Kontrolloni gjithashtu
Egzon Pacolli; Tre familjarë tjerë të pushtetarëve përfituan qindra mijëra euro si grante nga Ministria e Bujqësisë
Sekretari i përgjithshëm i Forumit të Rinisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Egzon Pacolli ka …