Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami priti në takim një delegacion nga Universiteti i Tiranës të udhëhequr nga rektori, Mynyr Koni. Gjatë takimit të zhvilluar u bisedua për zhvillimin e bashkëpunimit në arsimin e lartë mes universiteteve publike të Kosovës dhe Shqipërisë. Me këtë rast, ministri, Arsim Bajrami tha se është kohë e reformave në arsimin e lartë dhe një mundësi shumë e mirë që Kosova dhe Shqipëria të ndërtojnë standarde në arsimin e lartë, të ndërtojnë një sistem sa më kompatibil me njëri-tjetrin, në mënyrë që të mundësojmë një mobilitet të studentëve dhe profesorëve dhe bashkëpunim në sferën e hulumtimit dhe kërkimit shkencor. Ndërkohë, rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni tha se Universiteti i Tiranës do të bëj të pamundurën për realizimin e marrëveshjes së nënshkruar me Universitetin e Prishtinës, në rritjen e mobiliteteve të profesorëve, në ngritjen e programeve të përbashkëta, sidomos në nivelin e doktoraturës, në mënyrë që të krijojmë mundësi për përgatitjen e specialistëve.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …