Në prag të Samitit të sotëm të BE-së që mbahet në Shkup, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka takuar në Shkup kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe atë të Kosovës, Albin Kurtë. Aiu ka thënë me këtë rast se bashkë me miq ndërkombëtar si ndihmëssekretarin amerikan për Europën dhe Euroazinë, James O’Brien dhe drejtorin e Komisionit Europian për Fqinjësi, Gert Jan Kopman. “Si vende të Ballkanit Perëndimor kemi nevojë për unitet dhe stabilitet, dhe këtë e biseduam në një atmosferë miqësore ku bashkë konfirmuam pikëpamjet për integrimin në Bashkimin Europian, sepse me këtë tregojmë se kemi potencial lidership për të sjellë vendime për një të ardhme më të mirë për qytetarët. Ai ka theksuar se plani i BE-së për Ballkanin Perëndimor synon rritjen ekonomike të rajonit, përshpejtimin e reformave të duhura si dhe kryerjen e investimeve, që mund të avancojnë procesin e zgjerimit. “Vlera e ndarë nga për këtë plan në periudhën 2024-2027, është 6 miliardë euro”, ka shkruar Ali Ahmeti.
Kontrolloni gjithashtu
Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve
Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …