Operacioni “Tempulli”, u rikthye sërish, kësaj here në fazën e tij të dytë, duke goditur qindra shpërndarës, shitës dhe trafikantë me doza të vogla në qytetet më të mëdha në vend. Në Tiranë, Shkodër, Durrës, Vlorë, Elbasan dhe Korçë, u arrestuan 273 persona, nga 295 urdhër arreste të firmosura nga prokuroritë nëpër rrethe. Forca Kombëtare e Sigurisë, Forcat Operacionale, të udhëhequr nga agjentët e Antidrogës zbarkuan për të kontrolluar në total 306 ambiente, tek të cilët u kapën shpërndarës droge që prej vitesh ishin kthyer në terrenin e zonave të tyre të influencës, sidomos në afërsi të shkollave. Detajet e operacionit u dhanë nga kryepolici Muhamet Rrumbullaku. “Ka qenë një operacion i suksesshëm. Operacioni Tempulli 2 ka filluar në javën e parë të muajt dhjetor, dhe përgjatë kësaj kohë Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, në bashkëpunim të ngushte me Prokurorinë e Përgjithshme kanë iniciuar 66 hetime proaktive, për goditjen e anëtarëve të grupeve kriminale. Janë marrë 295 urdhra ndalimi dhe vendime arresti, si dhe 306 vendime kontrolli, tha Rrumbullaku. (ATSH)
Kontrolloni gjithashtu
Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka zhvilluar bisedime me presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump
Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka zhvilluar bisedime me presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump. …